Skënderbeu-Luftëtari, Gavazaj “arkëton” fitoren vendase

Skënderbeu për shkëputje, qoftë edhe përkohësisht, ndërsa Luftëtari për të ndalur krizën. Mjaft interesante sfida e Korçës, mes dy skuadrash që luajnë futboll të bukur.

Kategoria Superiore, java 8

E shtunë, më 28 nëntor, ora 17:00

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu – Luftëtari     2-0

Shënues: Lilaj 4′ pen., Gavazaj 80′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Osmani (Nimaga 68′), Lilaj, Taku (Gavazaj 79′), Xhejms, Soue (Neshpor 84′). Trajner: Ilir Daja

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Zeqaj, Beqiri, Zguro, Ramadani (Brahimaj 77′), Rapo, Abazaj, Rroca, Bregu, Lamçja (Përgjini 80′). Trajner: Hasan Lika

Kartonë të verdhë: Aliti 53′, Vangjeli 66′ / Ruçi 4′, Ramadani 68′, Zguro 77′

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Enea Pashaj, Nuri Rrapaj, Olsi Sokoli

Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Myrteza Allkja

GOLAT

4′ Një penallti për Skënderbeun, një gafë nga Luftëtari. një kros në zonë, një mbrojtës kthen topin me gjoks te portieri Ruçi, por ky nuk e kupton në kohë dhe Xhejms Adeniji mbërrin i pari të topi. Kontakt mes tij dhe portierit, penallti sipas arbitrit. Ekzekuton Sabien Lilaj, gol! Perfekt mesfushori këtë sezon, 5 gola deri tani!

80′ Gavazaj futet dhe shënon! Mesfushori nga Kosova është lëvizja perfekte e trajnerit Ilir Daja, sepse pak minuta pasi Luftëtari shpërdoroi një rast të artë për barazim, Gavazaj, pas një kombinimi të bukur me Xhejms Adenijin, gjuajti bukur nga jashtë zone dhe shënoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online