Magani jep dorëheqjen: Duhet trajner i ri, për të këputur kokat e disa senatorëve

Gugash Magani thotë “mjaft”. Humbja në Lushnje i ka vënë vulën krizës së Teutës, që edhe në Lushnje gaboi raste pa fund dhe Magani merr përgjegjësitë që i takojnë, sipas tij.

“Është koha për një ndryshim, duke parë ecurinë e dobët. Kam respekt të madh për drejtuesit e Teutës, por nuk kam më motivim të vazhdoj. Situata ku ndodhet skuadra është përgjegjëesi e imja dhe në raste të tilla trajneri paguan. Kemi pasur rezultate mjaft negative, edhe humbja në Kamzë nuk na falet dhe trajneri merr përgjegjësitë në raste të tilla. Sot u ndeshën dy skuadra, janë 11 kundër 11 dhe nëse një skuadër inferiore në cilësi e pagesa na mund, në një kohë që kemi një skuadër cilësore e të mirëpaguar, atëherë është koha të mënjanohem dhe ia lë kohës të tregojë çfarë nuk funksionon. Të tjera detyra jap dhe të tjera gjëra shoh në fushë, jam i zhgënjyer, edhe nga lojtarë që i njoh mirë dhe kam pasur shumë besim, senatorë që nuk po më ndjekin më”.

“Festoi im bir? Nuk ka rëndësi, është profesionist dhe jam profesionist. Është koha që Teuta të marrë një trajner të ri, që t’u këputë kokën disa senatorëve. Është e padurueshme të shohësh futbollistë pa karakter dhe që luajnë me shumë frikë. Po largohem, edhe pse e di që presidenti Hasanbelliu do të mërzitet. Isha gati të largohesha që para një jave, por vendosa të vazhdoj dhe të luftoj, por në një moment të tillë duhet të marr përgjegjësi mbi vete”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online