Sedorf nuk ka dyshime: Më i forti? Fenomeni, CR7 nuk krahasohet me të

Klarens Sedorf ka qenë një futbollist i madh, një miks midis potencës dhe klasit dhe një pikë kyçe e Milanit të famshëm të Ançelotit. Kur holandezi ishte në formë, Milani fluturonte. Me kuqezinjtë fitoi gjithçka, ndërsa tashmë drejton kombëtaren e Kamerunit.

Sedorf ka folur për “GazzettaTV”, ku tregon futbollistin më të mirë dhe më të fortë, me të cilin ka luajtur. Përgjigja është gjithmonë e njëjtë: Ronaldo Fenomeni, me të cilin ka luajtur me Interin dhe Milanin. Një tjetër Ronaldo ka bërë mrekullia gjatë karrierës së tij, gjë të cilën Sedorf e vlerëson shumë, por nuk ka asnjë krahasim me yllin brazilian.

Në të gjitha intervistat që kam dhënë më parë, kur më kanë pyetur për lojtarin më të fortë me të cilin kam luajtur, kam thënë gjithmonë të njëjtin emër. Ronaldo Fenomeni. Ai nuk krahasohet me asnjë lojtar tjetër. Ajo çfarë po bën Kristiano Ronaldo në karrierën e tij është e jashtëzakonshme, një gjë fantastike dhe nuk duhet t’i heqim asnjë meritë për gjërat që po bën. Unë kam luajtur kundër Kristiano Ronaldos, kam luajtur kundër Ronaldo Fenomenit, kam luajtur kundër Mesit dhe kundër shumë futbollistëve të një niveli të lartë, të cilët kanë fituar ‘Topin e Artë’, por ky më bëjnë pyetjen se ‘kush është futbollisti më i fortë’, gjithmonë jam përgjigjur: Fenomeni, sepse e konsideroja lojtar të një niveli tjetër“, përfundon trajneri 42-vjeçar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online