Sedorf dhe Klajvert marrin në dorë “frerët” e Kamerunit

Klarenc Sedorf dhe Patrik Klajvert kanë luajtur për shumë vjet së bashku në akademinë e Ajaksit të Amsterdamit dhe më pas në kombëtaren holandeze. Dyshja holandeze është bashkuar edhe një herë pas më shumë se dy dekadash, kësaj radhe krah për krah njëri tjetrit si trajnerë.

Sedorf dhe Klajvert janë konfirmuar si dyshja që do të marrë drejtimin e kombëtares së Kamerunit. Ish-mesfushori i Milanit, i cili sapo mbylli bashkëpunimin me spanjollët e Deportivo La Korunjës do të jetë në postin e trajnerit, ndërsa Klajvert do të punojë si asistent i mikut të tij të hershëm.

Sedorf dhe Klajvert kur luanin për kombëtaren e Holandës.

Në garën për të marrë stolin e Kamerunit ishte dhe ish-trajneri i Lacios dhe kombëtares së Anglisë, Sven Goran Erikson, por federata e shtetit afrikan vendosi që t’ia besonte këtë detyrë dyshes holandeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *