Sebastjan Frei është rikthyer të flasë për zhvillimet në Serinë A, pesë vite pasi ai u largua nga Xhenoa, që ishte dhe klubi i tij i fundit në Itali. Ai është pyetur në lidhje me transferimin e bujshëm të Kristiano Ronaldos në Torino tek Juventus.
Sipas tij, Ronaldo i vërtetë është fenomeni brazilian. “Në ’98 Inter kishte lojtarët më të fortë në planet. Fenomeni ka ndryshuar futbollin, ishte lojtar i kompletuar dhe askush nuk ishte si ai. Unë kurrë nuk kam parë gjërat e brazilianit nga askush tjetër. CR7 sot është një lojtar klasi, por Ronaldo ishte një hap më lart”.
Gjithashtu ish-portieri francez është pyetur dhe për sfidën e fundjavës midis dy ish-ekipe ku ai është aktivizuar më parë, pra Inter-Parma. “Me zikaltërit, unë kam pasur momente të bukura, edhe nëse ato ishin të komplikuara. Parma? Vite të mrekullueshme, atje provova të isha një portier i vërtetë.”
BUFON – Në përfundim francezi ka folur edhe për kalimin e Buffon në Paris si dhe për kombëtaren italiane. “Nuk i kuptoj të dyja palët, si Xhixhin ashtu dhe PSG. Së pari çfarë kuptimi ka, që kanë një fortesë si Areola në portë, dhe gjithashtu transferojnë një portier si Buffon? Unë e kam dashur gjithmonë Xhixhin, ai ka bërë histori, por në qoftë se do isha në vendin e tij unë do të isha ndalur. Së dyti: nëse ata e morën atë për të pasur një udhëheqës në dhomat e zhveshjes, kjo është dicka e kushtueshme. PSG ka tre portierë që kushtojnë 18 milionë. Dhe ai që fiton më pak është pronari “.
Vini bast për Donarumën tek kombëtarja e kaltër? “Në Ligën e Kombeve ai bëri mirë, por Mançio duhet të mendojë dhe për Sirigu. Duhet thënë se Salva ka qenë portieri më i mirë në Francë për 3 sezone dhe sigurisht që nuk u përkeqësua”- përfundoi ish-portieri.