Kukësi i ka dhënë fund përgatitjeve në “Zeqir Ymeri” në prag të ndeshjes me Laçin me një seancë të zhvilluar dje në orën 14:00. Para stërvitjes së ekipit të parë në fushë kishin zbritur moshat e Kukësit dhe tekniku Milinkoviç i ka ndjekur me këtë rast këta të fundit. Sinjale e marra nuk janë pozitive, pasi të rinjtë janë mundur thellë nga Tirana. Më pas lojtarët e skuadrës së parë kanë marrë udhëzimet e fundit nga stafi teknik. Përsa i përket formacionit, veç rokadës Zeqiri-Musolli nuk pritet të ketë të tjera ndryshime.
Formacioni i mundshëm
Kukësi (4-4-1-1)
Koliçi
Hallaçi Shameti Alla Imami
Guri Kërkotiç Musolli Kale
Bakaj
Alijev