Takaj dhe Demi shmangin takimin, stafi i kuq e bën lëmsh me Vilën!

Tribuna qendrore ku ishin tifozë të kuq nisi të boshatisej pas golit të dytë, ndërsa Starova ndoqi gjithçka. Arbitri udhëzon Shehin të qetësojë tifozerinë

Jo vetëm në katërkëndor, por sidomos jashtë tij ka pasur disa episode që kaluan pa u vënë re. Ndeshja u ndoq nga rreth 4 mijë tifozë. Tifozët e Partizanit ishin 300 dhe janë vendosur në tribunën E, atje ku sigurisht nuk kanë qëndruar të qetë edhe për atë se kanë sjellë sërish rrëmujë gjatë ndeshjes. Sakaq, ultrasit korçarë ishin vendosur në tribunën C dhe nuk kishin përgatitur ndonjë dekor të veçantë, por pjesa më e madhe e tyre ishin veshur me një uniforme dhe kanë mbështetur për 90 minuta skuadrën e tyre të zemrës.

Ndërkohë, tribuna qendrore e stadiumit “Skënderbeu” ka qenë e tejmbushur, teksa nuk kanë munguar dy presidentët Ardjan Takaj i Skënderbeut dhe Gaz Demi i Partizanit, por të dy as që kanë tentuar t’i japin dorën njëri-tjetrit, duke qëndruar shumë larg, njëri në mes dhe tjetri në cepin e djathtë të tribunës VIP.  Përveç presidentëve dje ka mbërritur nga kryeqyteti pak minuta përpara fillimit të takimit edhe Sulejman Starova, i cili është parë të largohet i mërzitur pas ndeshjes, ndërkohë që zv/presidenti i Skënderbeut, Arlind Boshku, Drejtori Sportiv, Haris Fakiç, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo dhe shumë personalitete të tjera të Skënderbeut, kanë qëndruar në mes të tribunës dhe janë parë të gëzuar në fundin e ndeshjes, pas fitores 2-0.

Në minutën e 63-të, pas sharjeve në kor nga të dy tifozeritë, ka qenë gjyqtari Remzi Sadiku që ka vrapuar drejt kapitenit të korçarëve Orges Shehi, duke e udhëzuar që të shkonte drejt tifozëve të vet për t’i qetësuar.

Por, një tjetër moment që ka krijuar pak konfuzion është ai i ndërrimit të Emiljano Vilës. Në  fillim u duk se do ndërrohej La Kamera, por më pas numri 83 është ndërruar dhe ka qenë Adorian që ka dalë nga fusha, pas ndërhyrjes së të trajnerit Juliano. Sakaq, pas golit të dytë të Skënderbeut me anë të Sabjen Lilaj me 11-metërsh, të gjithë ata që kanë qenë në tribunën qendrore nga ana e Partizanit, kanë filluar të boshatisin shkallët dhe kjo ra në sy edhe të tjerëve që me ironi i kanë duartrokitur.

Ali Soue ka shënuar dje golin e parë të tijin me fanellën e Skënderbeut, duke pritur plot 244 minuta për të shënuar këtë gol të parë. Sabien Lilaj duket se këtë sezon është specialisti i goditjeve nga pika e bardhë, pasi golin e parë e shënoi me penallti ndaj Flamurtarit në javën e parë dhe dje arriti të shënonte edhe golin e dytë, po nga pika e bardhë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online