Heshtje te Laçi, sulmi i besohet Xhixhës

Kurbinasit kanë përmbyllur përgatitjet për ndeshjen me Kukësin dhe janë gati. Mungojnë sërish Rexhinaldo dhe Qaqi

Vladimir Prenga

Nga Kamza në Laç dhe pastaj drejt e në Kukës, kjo është ajo çka kanë bërë kurbinasit, që gjatë javës janë stërvitur në fushë me bar sintetik, ndërsa seancën e djeshme e kanë zhvilluar në shtëpi në aneksin stërvitor pranë stadiumit. Trajneri Nica i ka dhënë porositë e fundit ekipit të tij, që sot do të futet në fushën e blertë për të dhënë më të mirën ndaj kampionëve. Humbja me Luftëtarin ka kthyer disi me këmbë në tokë kurbinasit, që befasuan në javën e parë duke mundur Partizanin në kryeqytet.

MUNGESAT – Edhe ndaj Kukësit do të vijojnë të mungojnë dyshja Rexhinaldo-Qaqi, të cilët nuk janë rikuperuar ende. Për sulmuesin shpresohej shumë, por bardhezinjtë nuk rrezikojnë ta aktivizojnë, kjo edhe për shkak të fushës së fortë të stadiumit “Zeqir Ymeri”. Futbollisti nga Mozambiku është përgatitur i veçuar në palestër, ndryshe nga Qaqi që ka kryer vrapime dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Vllazninë. Rikthimi i tyre do ta plotësojë grupin e futbollistëve nën urdhrat e trajnerit Nica, që gjatë këtyre dy javëve është dashur të bëjë edhe improvizime, teksa javën e shkuar në mbrojtja u pa nigeriani Ejoh, ndërsa Eskerda në sulm.

NDRYSHIMET – Formacioni i Laçit nuk do të pësojë ndryshime të shumta. Rikthimi i Ademir, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Partizanit, e ka bërë mbrojtjen më të plotë. Braziliani do të luajë në linjën e djathtë, ndërsa në mesfushë Kallaku është ulur në stol dhe Eskerda do të marrë përsipër organizimin e manovrës sulmuese. Pjesa tjetër e këtij reparti është e njëjtë si në ndeshjen me Luftëtarin, ndërkohë që në sulm me shumë mundësi do të luajë i riu Redon Xhixha. Trajneri Nica ka bërë prova të shumta gjatë javës dhe 19-vjeçari kurbinas është në “pole” për një vend në formacion.

 

Formacion i mundshëm (4-5-1)

Laçi

 

Selmani

Ademir     Fangaj     Gjoni      Sefgjini

Nika       Lushkja         Eskerda         Bardhi     Uzuni

Xhixha

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online