Pas 120 minutash dhe lotarisë së penalltive, Çelsi është kualifikuar për në finalen e Europa League dhe do të jetë një derbi fantastik me Arsenalin. Trajneri Mauricio Sarri pas ndeshjes tha: “Mendoj se luajtëm një pjesë të parë shumë mirë, por më pas u futëm në telashe. Patëm 10 minuta panik, ku pësuam gol.
“Ishim më mirë në pjesën e fundit të ndeshjes, por ishte e vështirë në shtesa, për shkak se ishim të lodhur. Humbëm Kristensen dhe Loftus-Çik për dëmtime dhe nuk ishte e lehtë, por tani jemi në finale.
“Zëvendësimi i Loftus-Çik zemeroi tifozët? Ai pati një dëmtim të lehtë, nuk duhet të rrezikonim. Nuk ka përgatitje për penalltitë, sepse duhet personalitet. Pa atë, është e kotë të stërvitesh për penallti.
“Asnjë fjalë me lojtarët para penalltive? Nuk futem në fushë në raste të tilla, për bestytni. Fola me Zolën, ai e dinte çfarë duhej t’u thoshte lojtarëve.
“Tani na duhet pushim. Për fat të keq, duhet të shkojmë në Amerikë, por kemi 10 ditë kohë për t’u përgatitur për finalen dhe të rikuperojmë energjitë”.