Trajneri i Napolit Mauricio Sarri bën bilancin e një sezoni që mund të quhet sërish shumë pozitiv për jugorët, por që mund të ishte fantastik me pak më shumë rezistencë e fat.
Për Sarrin fitoi klubi më i fuqishëm, një deklaratë e fortë kundër Juventusit: “Nuk e di a fitoi titullin skuadra më e fortë në fushë, por me siguri e fitoi klubi më i fuqishëm”.
Po Napoli, ku gaboi? “Duhej të flijim me herët natën para ndeshjes në Firence. Skuadra u trondit keqas pas ndeshjes Inter-Juventus, për mënyrën si shkoi ajo ndeshje. Në Firence nuk humbëm në fushë, humbëm që në hotel dhe kjo më dhemb më shumë. Duhet të përmirësohemi në mentalitet, por edhe Liga duhet të përmirësohet, sepse në 16 ndeshjet e fundit kemi luajtur 14 herë pas Juventusit”.