Çelsi mori një fitore mjaft të rëndësishme pasditen e sotme ndaj Fulhemit dhe tashmë e sheh veten vetëm dy pikë larg zonës Champions. Pas ndeshjes, për mediat ka folur trajneri Mauricio Sarri, i cili u shpreh i lumtur për rezultatin e arritur, por pranoi që ekipi nuk ishte në lartësinë e duhur në 20 minutat e fundit të ndeshjes.
NDESHJA – “Luajtëm mirë për 60 minuta. Nuk e mbyllën ndeshjen dhe në 20 minutat e fundit ishim shumë të lodhur. Në shtatë ditë kemi luajtur 120 minuta kundër Sitit, më pas 90 ndaj Totenhemit dhe sot përsëri. Ishte ndeshje e vështirë. Shumë e mirë për 60 minuta, më pas ishim shumë të lodhur.
OBJEKTIVI CHAMPIONS – “Sot kishim një mundësi mjaft të mirë, pasi më përpara kemi qenë pesë pikë nga katërshja e parë dhe tani jemi vetëm dy pikë. Nuk është e lehtë dhe na duhet të luftojmë deri në minutat e fundit të ndeshjes së fundit. Në katër ndeshjet e fundit kemi bërë mirë. Pavarësisht se e humbëm kupën, luajtëm në të njëjtin nivel më Mançester Sitin dhe kjo na dha besim.
KEPA – “Luajti shumë mirë dhe ishte një vendim normal. Ai pagoi për atë që bëri dhe tani ajo çështje është mbyllur. Kepa është burrë dhe e ka kuptuar, për këtë arsye ka reaguar shumë mirë.
ZHORZHINJO – “Jam shumë i lumtur që shënoi, por opinioni im vijon të mbetet që Zhorzhinjo ka qenë dhe është i njëjti. Është një lojtar fantastik, një ndër më të mirët në Evropë për pozicionin e tij. Sezoni i parë nuk është i lehtë asnjëherë.