Santos komenton Italinë: Kanë deshirë për revansh, prisni dhe pak për golat e Ronaldos

Portugalia debuton nesër në Nations League dhe Kampionët e Europës në fuqi do të kenë një test të vështirë përballë Italisë. Trajneri Fernando Santos është gati për ndeshjen dhe zbulon cilësitë dhe mënyrën e lojës së kundërshtarit, ndërsa është i qetë sa i përket momenti “shterpë” të Kristiano Ronaldos. Ai do të rikthehet të shënojë dhe Santos është i bindur për këtë gjë.

Përballja – “Është një ndeshje e vështirë, edhe pse Italia nuk mori pjesë në Botërorin e fundit. Ata ndryshojnë nga Kroacia. Kundër tyre ishte miqësore, ndërsa tani jemi në një kompeticion. Shpresoj që skuadra të jetë në nivelin e saj më të mirë, mbas pesë-gjashtë seancave stërvitore që kemi zhvilluar. Lojtarët kanë besim dhe kualitet. Italia vuajti në pjesën e parë me Poloninë, por ata kanë një dëshirë të madhe për të treguar vlerat e tyre mbas mungesës në Botëror. Tifozët na kanë ndihmuar gjithmonë dhe shpresoj të mbushin stadiumin, siç kanë bërë në ndeshjet e fundit.”

Kundërshtari – “Kundërsulmi është një karakteristikë e futbollit italian. Kundër Polonisë, ata luajtën vertikalisht. Në pjesën e dytë ndryshuan stil dhe u bazuan te qarkullimi i topit, duke mos i lejuar hapësira Polonisë. Kanë një lojtar si Zhorzhinjo, i cili ka karakteristika të veçanta. Mendoj që do të jetë një ndeshje e madhe, mes dy ekipeve që luajnë futbollin e tyre.”

Portugalia – “Jam i interesuar për 11-të lojtarët e mi dhe jo vetëm për mesfushën. Zhvilluam një ndeshje të mirë kundër Kroacisë dhe nuk do të bëj ndryshime të mëdha në skuadër.”

Kieza&Insinje – “Unë shikoj grupin e një skuadre, por dalja e Balotelit dhe futja e Kiezës ndryshoi mënyrën e lojës së Italisë. Duhet të jemi të kujdesshëm kundrejt këtij fakti. Kieza është një lojtar që luan vertikalisht, ndërsa Insinje është fantastik. Duhet të shohim mënyrën e lojës së kundërshtarit, si luan dhe si ka luajtur. Mendoj që jemi pak më favoritë për shkak të publikut.”

Kristiano Ronaldo – “Prisni dhe pak dhe do e shikoni se sa gola do të shënojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online