Pesë muaj pas largimit nga kombëtarja e Argjentinës, Horge Sampaoli i është rikthyer profesionit të trajnerit, kësaj radhe në klubesh. Skuadra e re e teknikut argjentinas do të jetë “gjiganti” brazilian Santos.
Klubi që ka prodhuar ylli brazillian Nejmar ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin argjentinas, ndërsa në deklaratë thuhet se firmosja e kontratës do të bëhet këtë fundjavë.
Oficial: Santos FC e Jorge Sampaoli têm um aceite assinado na proposta para que o argentino seja o treinador da equipe em 2019. Os últimos detalhes e a assinatura do contrato devem ser finalizados em encontros presenciais neste final de semana. pic.twitter.com/ZF3m3j3XuW
— Santos Futebol Clube (@SantosFC) December 13, 2018
Në të shkuarën Sampaoli ka trajnuar ekipe në Argjentinë, Ekuador, Peru dhe Kili. Suksesi më i madh i 58-vjeçarit ka qenë në krye të Universidad de Chile, me të cilët fitoi tre herë kampionatin kilian dhe një herë kupën Sudamerikana. Nga kontrata e re, Sampaoli do të përfitojë 3 milionë dollarë në sezon, një rekord ky për një trajner në kampionatin brazilian.