“Sallat e mbyllura nuk kanë kondicioner”/ Shima tregon hallet e basketbollit: Nuk rikthehemi dot në stërvitje

Ndonëse futbolli pritet të rinisë në javët e para të qershorit, të njejtën gjë nuk mund të flasim për basketbollin. Një sport që luhet në salla të mbyllura dhe ku ajri i freskët i natyrës mungon. Për rifillimin e basketbollit ka folur Gerti Shima. Në një intervistë për “Syri.Tv”, basketbollisti i Tiranës e sheh të pamundur rinisjen e aktivitetit sportive. Kjo për shkak të mungesës së kushteve minimale në sallat ku luhet basketbolli por edhe të mungesës së stërvitjes.

Karantina – Ishte me probleme me vështirësi, jam munduar për ta ruajtur formën time por shumë vështirë që të bësh stërvitje në kushte shtëpie. Ishte e pamundur ajo stërvitje në ato kushte. Saktësisht ne si ekip i Tiranës kemi filluar të bëjmë stërvitje në ambiente të jashtme dhe e kemi thyer atë rutinën e dy muajve izolimi.

Rikthimi i basketbollit – Një datë fikse nuk ka as nga federata as nga qeveria të paktën për sallat e mbyllura. Është pak e vështirë nëse do kemi një rifillim të kampionatit pasi përveç Tiranës dhe Partizanit klubet e tjera i kanë të gjithë basketbollistët jashtë vendit dhe do të jetë e vështirë rikthimi i tyre në këto kushte pandemie. Basketbolli i meshkujve është shumë i vështirë pasi kushtet në salla të mbyllura është e vështirë që të luhet një kampionat në periudhë verë ku temperaturat janë të larta pasi nuk punojnë as sistemet e ajrimi. Do të jetë e vështirë pasi vijmë nga një pushim pasiv dhe është gati e pamundur të mendosh startin pa 3 ose 4 javë stërvitje. Nuk mund të rikthehesh në stërvitje.

Si do të veprohet kampionati – Janë hedhur disa opsione , shumë kampionate janë mbyllur pasi ishte e pamundur të zhvilloheshin ndeshjet dhe normalisht nga eksperiencave e vendeve të tjera gjithçka është mbyllur pa fitues. Pothuajse 90 për qind ky sezon është i djegur, pasi basketbolli nuk është si futbolli, ka rëndë poshtë gjithçka nga ky sezon nuk mund të grumbullohen as skuadrat.

Kriza – Në të gjitha diskutimet që kam bërë kohët e fundit, unë e kam thënë që basketbolli ka qenë edhe më parë në krizë të thellë. Infastuktura ka qenë e keqe, ka pas shukmë probleme për të bërë stërvitje. Do ndihet goxha tek sportet me lojë të dorë do të ketë probleme financiare. Bizneset private nuk po investojnë do të jetë e vështirë, nuk e dimë sa do t’ia dalim. Shpresojmë të kemi një kampionat të përbashkët Kosovë-Shqipëri./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online