“Sherr në finalen me Realin? Thjesht ishim të lodhur”, Kielini i kthehet natës së Kardifit: Manxhukiç mezi ecte

Finalja e vitit 2017 në Champions League ende rëndon te Juventusi dhe tifozët e bardhezinjve, ku shkuan aq pranë asaj që prej vitesh po e kërkojnë ta bëjnë tyren, por që në fundë u mposhtën me shifrat e thella 4-1 nga Reali i Madridit. Shumë u përfol se në atë mbrëmje në Kardif situata në dhomën e zhveshjes te Juventusi ishte e tensionuar dhe se pati edhe konflikte, ndërsa në media më vonë u bë e ditur se një zënkë kishte ndodhur mes Bonuçit dhe Dani Alves.

Por Kielini i hedh poshtë të gjithë këto zëra në librin e tij, ku i kthehet sërish asaj nate në Kardif. Mbrojtësi i Juventusit zbulon se nuk kishte sherre në dhomat e zhveshjes, por problemi ishte i gjithi te lodhja. Pikërisht kjo bëri që në fund bardhezinjtë të dilnin nga stadiumi me një humbje të thellë 4-1.

“Asgjë e bujshme nuk ndodhi gjatë pushimit mes pjesëve. Askush nuk u zu. Ne humbëm sepse ishim të rraskapitur. Finalja është gjithmonë tepër vonë për ne. Jemi jashtëzakonisht të rraskapitur pas pjesës së parë, Mandzukiç nuk ishte në gjendje të ecte, po ashtu edhe Pjaniç. Të dy e kishin mjekuar gjurin ndërsa trajneri po fliste. Kishim pak frymë. Ne inkurajuam njëri-tjetrin. Ishte 1-1 pjesa e parë, por më pas përfundoi në mënyrë dramatike”, janë fjalët e Kielinit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online