Salihi: Përgjegjësi e madhe, fat të punoj me Rejën

Hamdi Salihi e ka mbyllur me futbollin e luajtur, por do të mbetet në të njëjtën botë. I pëlqen ta trajnojë dhe e nis me kombëtaren shqiptare krah trajnerit Edi Reja. Shkodrani ndihet mirë për këtë bashkëpunimin, nga i cili mund të mësojë shumë.

“Është një kënaqësi e madhe të jem pjesë e kombëtares, si edhe krenari. Në këtë rol është edhe përgjegjësi më e madhe se kur isha si lojtar. Jam munduar të ndihmoj me njohuritë e mia dhe me raportin që kam me lojtarët. Mundohem të bëj më të mirën që të krijoj klimë pozitive në ekip, si dhe të përccoj informacionin e duhur te trajneri”, thotë Salihi fillimisht në Supersport.

“Fati im është që e vazhdoj direkt me një trajner të nivelit të lartë, pasi ka rreth 40 vite që trajnonin pa ndërprerje. Ka edhe një komunikim të jashtëzakonshëm jashtë fushës”, shton më pas ish-sulmuesi, i cili flet edhe për takimet e Shqipërisë me Islandën dhe Moldavinë.

“Jemi munduar që nga dita e parë që t’i organizojmë të dyja ndeshjet, t’i përgatitim me detaje. Sigurisht duke parë mundësitë tona dhe nivelin e kundërshtarit. Kur të vijë grupi i plotë do përgatitim ndeshjen e parë me Islandën dhe më pas mendojmë për takimin tjetër me Moldavinë”, përfundon Salihi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online