Salihi: E mbylla me Shqipërinë, Tirana jo tragjedi, ja pse!

 

Ndeshja në “Zeqir Ymeri”, e fundit në kampionatin tonë, ndërsa ndjen keqardhje për rënien e Tiranës, edhe pse “mos e quani tragjedi, kush rrëzohet, ngrihet më i fortë. Falënderoj Korçën”

Një karton i kuq i grisur në sytë e gjithë të pasionuarve të futbollit shqiptar, në sfidën-titull ndaj Kukësit, e fundit në kampionatin shqiptar… Kurrë s’e kishte menduar se historia e tij në Superligë do të mbyllej kështu, por Hamdi Salihi nuk e kishte parashikuar kurrë atë që ndodhi në “Zeqir Ymeri”, pasi nuk është pjesë e karakterit apo personalitetit të tij… Megjithatë, ai gjest është harruar nga bomberi shkodran, që do t’i japë lamtumirën kampionatit shqiptar, teksa ende s’e di ku do të shkojë. Projekte edhe për rrugëtimin si trajner në të ardhmen dhe rënia e Tiranës. Për RTSH Sport, ai ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka prekur të gjitha temat nga pak…

Si ndihesh për eksperiencën tënde te Skënderbeu?

Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe shumë e mirë. Pritja nga qyteti, njerëzit dhe ekipi, nga çdo pjestar i Skënderbeut ishte e jashtëzakonshme. Jam munduar t’ia kthej në të njëjtën mënyrë. Në fillim erdha vetëm për ndeshjet kualifikuese në Champions League, pastaj shkuam në Europa League dhe për rrethana nga më të ndryshme ose vendosa të mos largohem, ose të qëndroj. Ishte vërtet diçka e bukur.

Por, si ka qenë ambjentimi në Korçë dhe pritshmëria?

Unë e dija se po shkoja në Korçë, qytet që është simbol për mikpritjen dhe qytetarinë dhe s’kisha dyshime se do të pritesha keq. Kisha frikë vetëm pjesën nëse do të arrija t’ia shpërbleja, t’ia ktheja pritshmërinë që kishin. Ndaj, u mundova të bëj atë që bëra.

A do ta përsërisje grisjen e kartonit të arbitrit, nëse do të të ndodhte sërish një situatë e ngjashme?

Janë gjëra spontane, të fushës. Duhet të tregosh fair play dhe respekt. Nuk është se zbrita në fushë për të mos qenë i tillë, por janë momente që i kalon natura e njeriut. Ajo që ndodhi në Kukës doli spontanisht. Nëse do të kthehesha mbrapa qindra miliona herë, s’do ta kisha përsëritur.

Asnjë festë sa herë i shënoje gol Tiranës, por si e pritët rënien në kategori?

Tirana është pjesë e jetës time dhe zemrës time, normalisht, pasi është ekipi që më formoi dhe më bëri ky që jam sot. Më dha atë që duhet për t’u bërë një lojtar i nivelit tjetër. Maksimumi i të keqes që mund të ndodhte është rënia në kategori, por s’duhet parë si tragjedi, pasi siç e ka sporti, nga çdo rrëzim mund të ringrihesh prap. Ajo që e bën një ekip edhe më të madh është se sa i fortë ngrihesh. Tirana është Tirana, kështu që besoj se do të ngrihet edhe më lart.

Por, cilët janë “idhujt” e Salihit në futbollin shqiptar, ata që e kanë impresionuar më shumë?

Sinani dhe Martini janë heronjtë e mi, ose simbolet, pasi i kam parë gjithmonë si të tillë.

Konkurrenca, padiskutim që ndihmon në rritjen profesionale të një sulmuesi. Si e mendon Salihi?

Eshtë ajo që më ka bërë të jap më të mirën. Jam detyruar që të mos bjerë asnjëherë në gjumë.

Çfarë do të bëj Salihi tani?

S’e kam menduar ende të largohem nga futbolli, ndaj do të provoj diçka tjetër larg kampionatit shqiptar.

Kursi i trajnimit, ndoshta post-zanati pas topit…

Kursi i trajnerit është diçka që çdo lojtar e ka ndër mend. Pasi mbarova kursin B, tani do të përpiqem për kursin UEFA. E shoh veten te futbolli, përsëri.

One thought on “Salihi: E mbylla me Shqipërinë, Tirana jo tragjedi, ja pse!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online