Pafajësi, penalizim, ose heqje titulli, ja skenarët!

2

Çështja “Skënderbeu”, për të cilën Komisioni i Etikës duhet të marrë një vendim, pas provave të mbledhura gjatë gjithë procesit të hetimit. Pasi UEFA vendosi të dënonte ekipin korçar me përjashtim 1 vit nga kupat e Europës, duke u bazuar në pikën kyçe të nenit të rregullores së aktiviteteve evropiane (edhe një ekip që ka përfshirje, jo të drejtpërdrejt, në një trukim apo tolerim ndeshje, përjashtohet 1 vit si paralajmërim), tani është radha e drejtësisë sportive në Shqipëri.

Dhe, këtë herë, duhet të merret një vendim dhe jovendim… Ndërsa pritej që shtyrja të ishte me disa ditë, gjithçka duhet të mbyllet brenda 48 orësh, pra brenda orës 00:00 të ditës së mërkurë, kur edhe do të jetë afati final për regjistrimin e skuadrave që do të shkojnë në Europë. Federata Shqiptare e Futbollit deri në minutat e fundit të kësaj date do të zyrtarizojë emrat e 4 skuadrave që do të marrin pjesë në Kupat e Europës. Dhe të mendosh që në datën 31 maj, Skënderbeu do të luajë me Tiranën finalen e Kupës së Shqipërisë… Por, mendja e tifozëve do të jetë pikërisht te Komisioni i Etikës.

 Nuk ka prova mjaftueshëm

Por, ekziston edhe mundësia që të mos ketë dënim dhe të mbyllet me një argumentin “provat që disponojmë nuk konfirmojnë asnjë përfshirje në trukim sportiv”

Penalizim me pikë sezonin tjetër

Vendimi më i mundshëm dhe logjikshëm. Edhe pse ndeshjet nën hetim janë më shumë se sa 50, duke përfshirë një dosje prej 5 vjetësh, ajo që duhet thënë është se penalizimi me pikë për sezonin e ardhshëm është një vendim që mbyll këtë çështje.

 Dënim alternativ

Do të ishte më i buti i një vendimi kolektiv pas një diskutimi dhe hetimi të gjatë. Një super gjobë për skuadrën e Skënderbeut, por edhe ndonjë përjashtim për ndonjë futbollist të implikuar ose dyshuar, apo përjashtim të ndonjë drejtuesi në fjalë.

 Heqja e titullit 2015-2016

Akti më i vështirë. Partizani do të shpallej kampion i sezonit 2015-2016 një vit me vonesë… Dhe, pasi i mori vendin në Champions klubit korçar, do të festonte titullin e tavolinës, njësoj si Interi pas “Calciopoli”-t, që iu dha ai i Juventusit për sezonin 2005-2006.

 Rënia në kategori

Skenari më i frikshëm. Korçarët do të rrëzoheshin një kategori më poshtë, duke prishur rendin dhe organigramën e sezonit të ardhshëm. Federata, më pas, do të detyrohej që të zgjidhte një komision të posaçëm për të vendosur se çfarë do të bëhej me verdiktet e këtij sezoni, nga mbijetesa deri në pjesëmarrjen evropiane.

 

You might also like
2 Comments
  1. Beno says

    Skenderbeu per prishjen e gares gjate gjithe ketyre viteve si ne nivel kombetar dhe nderkombetar duhet te zbrese nga superliga. Habitem me fshf sesi nuk arrin ta perktheje pikerisht keshtu kerkesen e uefa per dergimin e korces ne kategorine e pare. Duket se edhe komisionin e etikes e ka kapur duka nese nuk e cojne korcen ne te paren

    1. Juri says

      Mbi cilat fakte, Beno,, nqs eshte e vertete jam plotesisht dakort, po flasim per nje ekip shqitar qe ka berre histori ne fotbollin shqiptar,, te mos flasim pa fakte, apo me nje cmire te semure,,

Leave A Reply

Your email address will not be published.