Mesfushori i Skënderbeut Suad Sahiti luajti një ndeshje mjaft të mirë kundër Jang Bojs, duke treguar se mund të bëhet pasuesi i denjë i Latifit, por edhe një investim fitimprurës për klubin korçar, ëq ka besuar shumë tek ai.
Pas ndeshjes, në ekranin e Supersportit ai deklaroi: “Është një ndjenjë e veçantë të luash në grupet e Europa League, për ne lojtarët e rinj është vërtet ndjesi e veçantë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu, sepse Skënderbeu po bën gjëra shumë të mira dhe duam të japim maksimumin për të fituar sa më shumë.
“Liridon Latifi është një futbollist i shkëlqyer, ka bërë gjëra të mëdha në Shqipëri, ndaj është një shembull për mua dhe shpresoj të vazhdoj në rrugën e tij. Jam në një klub të rëndësishëm dhe shpresoj të shkoj sa më lart.
“Kampionati shqiptar? Është më cilësor se ai maqedonas, ndaj edhe kam zgjedhur të vazhdoj karrierën te Skënderbeu, klub mjaft i organizuar”.