Sadiku drejt ëndrrës, ofertë nga kampionati spanjoll!

Aventura e Armando Sadikut në Poloni mund të marrë fund që tani, pasi klubi polak po bisedon me Levanten, klubin e La Liga në Spanjë.

Sulmuesi kuqezi, i cili shkëlqeu në Kampionatin Europian dhe gjithashtu te Lugano sezonin e shkuar, nuk e ka pasur të lehtë në Poloni, në një ambient me presion të jashtëzakonshëm dhe një skuadër jo aq të fortë sa të pretendohej suksesi edhe në Europë. Pikërisht nga Sadiku priteshin gola pa fund, por sulmuesi ynë, edhe pse ka dhënë gjithçka, shpesh nuk është ndjerë rehat me skemat e përdorura te Legia dhe në disa ndeshje e ka nisur nga stoli (vetëm 2 gola në 17 ndeshje kampionati, por 8 prej tyre titullar).

Gjithsesi, tashmë në skenë ka dalë Levante, klubi ku luan edhe Enis Bardhi. Në orët e fundit Levante po mbyll bisedimet për veteranin Xhampaolo Pacini nga Verona dhe tashmë po bisedon me Legian. Mungon vetëm marrëveshja mes dy klubeve, sepse për Sadikun kalimi në Spanjë do të ishte ëndërr.

Sadiku ka një pagë shumë të lartë në Poloni dhe sipas sport.onet.pl, kostoja mujore e sulmuesit në total shkon rreth 120.000 euro, ndaj Legia kërkon ta shesë sa më shpejt, ndoshta pa përfituar asgjë më shumë në krahasim me rreth 500.000 eurot që shpenzoi në verë.

Me shpërthimin e talentit polak Jarosllav Niezgoda, si dhe afrimin e brazilianit Eduardo da Silva, Legia është gati ta shesë Sadikun, i cili në verë premtoi 20 gola në kampionat, por nëse largohet tani, shpëton veten dhe lumturon Legian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online