Reali i Madridit po vuan shumë dhe diçka e tillë shihet nga rezultatet e fundit. Madrilenët nuk fitojnë prej 5 ndeshjesh dhe katër prej tyre i kanë humbur. Në dekadën e fundit ka qenë shumë e vështirë për të gjetur një periudhë të tillë kaq negative.
Në verë u largua Kristiano Ronaldo, por nëse gjithçka nisi mirë dhe mungesa e tij nuk po ndihej, tani duket se portugezi ka qenë ai i cili i ka udhëhequr “galaktikët” drejt sukseseve.
Ndaj Levantes, kampionët e Europë e panë veten në disavantazh dhe në pjesën e dytë Marselo ngushtoi rezultatin. Ishte një gol i cili vinte pas 481 minutash. Për të parë një “thatësirë” në sulmin e realit duhet të kthehemi shumë vite pas.