“Sa i përmend Holandën të kujtojnë hash.ashin”, holandezi tregon Shqipërinë: Asnjë komb si ata për futboll, ndjekin edhe ligën e dytë në Danimarkë

Mediat holandeze kanë kthyer prej ditësh vëmëndjen drejt Shqipërisë, e këtë herë jo për politikë apo për lajme të lidhura me kri.min, por për shkak të sportit. Më 25 maj, në Tiranë do të zhvillohet finalja e parë e Ligës së Konferencës dhe përballë Romës do të jetë Fejnordi. Në Holandë kanë nisur të shkruajnë për vendin tonë, për të informuar më shumë tifozët rreth asaj çfarë do të gjejnë në Shqipëri. Norbert Pijls, i cili jeton në Tiranë për të ndihmuar bashkitë të arrijnë standartet e Bashkimit Europian, i ka treguar “RTL Nieës” për shqiptarët.

“Unë kurrë nuk kam parë një komb, burrat e të cilit janë kaq të mbushur me dashuri për futbollin. Ka njerëz këtu që ndjekin divizionin e dytë të Danimarkës dhe i njohin të gjitha klubet dhe lojtarët. Sapo përmendni se jeni nga Holanda, shpejt kujtojnë barin. Po ashtu mund të ndodhë që t’ju ofrohet në rrugë. Shqiptarët janë tepër tolerantë ndaj dallimeve fetare dhe politike. Gjërat që nuk duhet të bëni në Shqipëri? Të ironizoni heronjtë kombëtarë, sepse shqiptarët janë krenarë për të kaluarën e tyre, veçanërisht për Skënderbeun”, ka thënë Norbert Pijls./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online