Uejn Runi ka vendosur të kthehet në Angli dhe prej janarit do të bashkohet me Derbi Kauntin.
Sulmuesi i famshëm anglez është aktualisht pjesë e DC United në Amerikë, ku ka nisur sezonin e dytë dhe mbetet një pikë referimi, përtej moshës.
Megjithatë, prej janarit Runi do të bashkohet me Derbin në Angli dhe ka zyrtarizuar pozicionin e tij, lojtar-trajner.
Drejtimin e Derbit e ka marrë këtë verë holandezi Filip Koku, ndërsa Runi do të jetë ndihmësi i tij dhe do të hedhë hapat e para si trajner.
Derby County x @WayneRooney. ??#WR32
— Derby County (@dcfcofficial) August 6, 2019