Runi i prish festën, Siti “ngec” me Evertonin

Mançester Siti dhe Everton ndajnë nga një pikë në “Monday Night”. Në “Etihad” të dy skuadrat janë ndalur te një 1-1, duke përsëritur kështu rezultatin e sezonit të kaluar në përballjen mes dy trajnerëve shokë Pep Guardiola dhe Ronald Koman. Golin e parë e shënon Everton me anë të Uejn Runit në të 35’, teksa në mes të ndeshjes kanë qenë dy kartonë të kuq dhe, në fund, është Stërling, i ardhur nga stoli që barazon shifrat në 1-1, duke shpëtuar Pep.

Edhe pse Siti ka dominuar në qarkullimin e topit në 30 minutat e para, humbi dy raste të mira për shënim me anë të Kun Agueros, ndërsa David Silva goditi shtyllën. Por, në të 35’ vendasit pësojnë. Runej shënoi, madje golin e tij të 200-të në karrierë, duke e kaluar topin mes këmbëve të portierit Ederson. Fatet e ndeshjes u morën drejtim në minutën e fundit të pjesës së parë, kur mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë së futbollit, Kajl Uolker mori kartonin e dytë të verdhë dhe la vendasit me dhjetë futbollistë, po aq sa Evertoni në 3’ e fundit, pas daljes me të kuq të Shnajderlin. Gjithësesi, tetë minuta para fundit, Stërling, i aktivizuar në pjesën e dytë, shënoi fluturimthi golin e barazimit për vendasit duke vulosur rezultatin.

ANGLI / PREMIER LIGË

JAVA E DYTË

Man. Siti – Everton      1-1

Shënues: Stërling 83’ / Runej 35’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online