Rrumbullaku: Sezoni i shkuar vështirë se mund të përsëritet

Mbrojtësi i Kukësit, Simon Rrumbullaku, është optimist në pag të sezonit të ri, edhe pse duke folur për Supersportin e pranon se do të jetë më e vështirë dhe këtë radhë nuk garantohet dot një sezon pa humbje.

“Në futboll duhet parë gjithmonë përpara, ekipi ka pësuar ndryshime, kemi punuar shumë në Ohër. Tani kemi ndeshjen e Superkupës dhe duhet të japim maksimumin, sepse duam ta fitojmë sfidën kundër Tiranës. Do të jetë sezon më i vështirë, sepse kur je kampion duhet mbrojtur titulli dhe nuk është një mision i lehtë, ka shumë presion, duhet sakrifikuar shumë. Kemi ndryshuar trajner, kemi bërë shumë ndryshime në skuadër, por duhet të shohim përpara, duke punuar shumë, për të arritur objektivat.

“Kampionati? Ne do të mundohemi javë për javë të marrim maksimumin e pikëve. Në futboll ka tre rezultate, nuk është e thënë që të fitojmë ne gjithmonë. Sezonin e shkuar humbëm vetëm një ndeshje kampionati, kur e kishim fituar titullin, ndërsa këtë sezon zor do t’ia dalim sërish të qëndrojmë të pamposhtur, por pak rëndësi ka, titulli mund të fitohet edhe me disa humbje”.

Ndërkaq, mesfushori Hair Zeqiri kërkon Superkupën e parë në karrierë dhe e sheh si një hakmarrje të vogël naj Tiranës: “Superkupën nuk e kam fituar ende, kam luajtur një finale pikërisht kundër Tiranës dhe e kemi humbur, kur luaja për Flamurtarin. Për këtë arsye, dua një ndeshje të suksesshme, për mua dhe për ekipin.

Krahasimi mes Gjokës e Milinkoviçit: “Gjoka është një trajner fitues, ka fituar te Kukësi, por edhe te Flamurtari, ku unë e kisha trajner. Si ai, edhe Milinkoviç, janë trajnerë të suksesshëm, pastaj secili ka filozofinë e vet të lojës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *