Simo Rrumbullaku, mbrojtësi i majtë i Kukësit, ka folur para ndeshjes me Luftëtarin në Gjirokastër. Në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai foli për dëmtimin e tij, rikthimin në skuadër, por edhe për largimin e Besar Musollit.
“Kam qenë jashtë fushave shumë kohë, u bënë gjashtë javë. Kjo ndikon për një lojtar, kjo është jeta jonë. Me Kamzën ekipi tregoi cilësi, morëm tre pikët. Sot kemi ndeshje të vështirë me Luftëtarin dhe do bëjmë maksimumin të fitojmë”.
“Shameti ka shumë kohë këtu. Është gjë e mirë të jemi të gjithë bashkë dhe të arrijmë te fitorja. Si është përjetuar largimi i Musollit? Kjo gjë na ka mërzitur shumë, ai është lojtar i rëndësishëm dhe kapiten. I urojmë suksese në të ardhmen dhe të kthehet më i fortë. Nuk di të them pse erdhi largimi. Marrëdhënia e Musollit me ekipin ishte shumë e mirë, nuk e dimë çfarë ka ndodhur”.