Rritja e Xhakës: Unai Emeri më ka ndihmuar, jam përmirësuar taktikisht

0

Granit Xhaka dhe Arsenali i tij po përjetojnë një moment shumë të mirë. Puna e Unai Emeri po jep frytet e saj, pas një fillimi të vështirë të sezonit. Arsenali ka arritur t’i fitojë të nënta ndeshjet e fundit, mes kampionatit, kupës “Carabao” dhe Europa League.

“Topçinjtë” kanë fituar pesë ndeshjet e fundit në kampionat dhe tashmë renditen në vendin e katërt, me dy pikë më pak se treshja kryesuese. Mesfushori Granit Xhaka ka folur për “Mail on Sunday”, ku vlerëson shumë trajnerin spanjoll.

Ardhja e Unai Emeri ka ndryshuar ekipin dhe vetë lojtarin me origjinë shqiptare. 26 vjeçari i kombëtares së Zvicrës është përmirësuar shumë në aspektin taktik dhe kjo është e gjitha meritë e trajnerit të Arsenalit.

Ne na duhej pak kohë për të njohur karakterin dhe filozofinë e trajnerit të ri. Gjithçka po shkon mirë dhe po përmirësohem shumë. Trajneri më ka ndihmuar shumë në aspektin taktik, por mund të përmirësohemi akoma dhe më shumë si skuadër”, përfundon Granit Xhaka.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.