Rritja e Tiranës/ Fitorja në derbi vulosi gjithçka, ja faktorët që po i dërgojnë bardheblutë në rezultatet positive

14 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje, vendi i parë, fitore në derbi ndaj Partizanit dhe 10 pikë larg tyre. Kjo është nisja e kampionatit shqiptar për Tiranën, që ndoshta një fillim kaq të mirë, nuk mund ta mendonin edhe vetë. Por ky sukses në këto javë nuk është i rastësishëm dhe ka disa faktorë që ekipi po i përgjigjet kaq mirë trajnerit.

Për ta nisur nga vetë Orges Shehi. Kryesia e klubit vendosi që të vazhdonte me të njëjtin trajner dhe të mos bënte ndërrime të minutës së fundit, duke i besuar qetësisë dhe punës së Shehit. Rezultatet po flasin për të, ashtu si edhe në sezonin e shkuar, teksa përveç rritjes së lojtarëve arrin që të menaxhojë gjendjen psikologjike të futbollistëve dhe ngarkesën e tyre ashtu si edhe në kohën e Egbo.

Kjo u tregua edhe në derbi ku Tirana nuk i la asnjë hapësirë të vetme Partizanit. Shumëkush u shpreh se presioni ishte tek të kuqtë për shkakun e rezultateve, por presioni i vërtetë gjendej te Tirana. Pikësëpari, kur këto dy ekipe ndeshen me njëra-tjetrën, nuk ekziston rivaliteti dhe gara me të tjerët, por vetëm me veten. E në bazë të kësaj llogjike, Partizani ka dominuar në derbi ndaj Tiranës në një kohë të gjatë.

Kjo ka rritur presionin te bardheblutë gjatë këtyre kohëve duke sjellë dështime njëra pas tjetrës. Pa harruar këtu edhe faktin se Tirana shihej si favorite në një ndeshje ku pikët dhe pozicioni në tabelë nuk ekziston. Por Shehi arriti që të menaxhonte në përsosmëri të gjithën këtë situatë duke treguar se përveçse është një trajner i mirë, është edhe një menaxher i mirë.

Merkato! Një tjetër punë e mirë nga Tirana është bërë edhe në merkato. Nëse të gjithë pretendentët e tjerë kanë ndërruar më shumë se gjysmën e ekipit, bardheblutë kanë mbajtur bazën e së shkuarës. Në merkato kanë ardhur ata pak lojtarë që shtojnë cilësinë e grupit, por baza mbetet ajo e sezonit të kaluar. Kjo i shton kreditet Tiranës pasi në momentin që te ekipet e tjera futbollistët do të nisin që të ambientohen me njëri-tjetrin, bardheblutë do të ndodhen shumë larg. Në këtë pikë, strategjia është fituese dhe e një klubi të madh.

Rritja e lojtarëve! Në çdo javë të kaluar shohim sesi futbollistët e Tiranës janë duke performuar më mirë në fushën e lojës. Ardit Toli dhe Totre ishin “motori” i kësaj skuadre në derbi, me nivelin e tyre që po njeh vetëm rritje. Seferi është rikthyer që të luaj me pasionin e madh dhe duke mos e marrë lehtë kampionatin shqiptar, siç bëri në sezonin e shkuar dhe siç është duke e përsëritur Ergys Kaçe tani.

Dhe kulmi ishte rasti i Redon Xhixhës në derbi. Nëse dikush do të mendonte se ky transferim i bujshëm do të krijonte varësi te Tirana, bardheblutë treguan se mund të bëjnë edhe pa të. Por sigurisht që me hyrjen në fushë gjatë pjesës së dytë, kur rivalët kishin nisur që të lodheshin, Xhixha tregoi gjithë aftësitë e tij dhe mund të rezultojë si një “as” nën mëngë për Shehin duke surprizuar shpeshherë kundërshtarët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online