Ulvërhampton Uandërers vazhdon të impresionojë jo vetëm në fushën e lojës, por dhe në merkato. Çfarë rritje ka pësuar ky ekip, që vetëm 5 sezone më parë luante në ligën e katërt angleze. “Ujqërit” kanë afruar emra si Himenez, Zhoao Mutinjo, Rui Patrisio e shumë të tjerë merkaton e shkuar, ndërsa këtë verë, synojnë të përforcohen edhe më shumë.
Andre Silva, sulmuesi i Milanit, është ende në listën e dëshirave të drejtuesve të Ulvs, por sot, ka dalë dhe një emër tjetër në horizont. Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin, Ruben Diaz. Talenti i Benfikës ka tërhequr vëmendje të madhe, me Arsenali, Bajernin e Mynihut dhe Monakon që kërkojnë shërbimet e tij.
Por sipas raportimeve të fundit, është Ulvs skuadra më e favorizuar për firmën e 22-vjeçarit, pasi oferta e e tyre është më e kënaqshme për klubin portugez dhe se lojtari vetë preferon një kalim në “Molineaux Stadium”. Duket se Ulvs synon që të ngjitet sa më lart në Premier League dhe të synojë edhe katër vendet e para.