“Rrija vetëm”! Shembulli që lojtarët shqiptarë kanë për të mos e ndjekur, rrëfehet Avdijaj: Nuk e bëj më, dua të kthehem në Bundesligë

Donis Avdijaj është shembulli që të gjithë futbollistët shqiptarë kanë për të mos e ndjekur. Në një moshë fare të re, kishte gjithë vëmendjen e mediave gjermane, konsiderohej si një prej talenteve më të mëdhenj të Shalke 04 dhe po grumbullohej me ekipin e parë. Klauzola e largimit të tij shkoi në 50 milionë euro, ndërsa Avdijaj përgatiti fundin e vetes. Sulmuesi e la futbollin dhe nisi të shijonte suksesin e parakohshëm. Skandale të shumta për jetën e tij jashtë fushës së blertë e rrëzuan tërësisht të gjithë potencialin që mbarte në vete.

Tanimë si pjesë e Hartberg në Austri, Avdijaj mendon se është ende në kohë për të kapur trenin e fundit. “Kam bërë disa gjëra të gabuara në të kaluarën. Nga përvoja e di që nuk do t’i bëj më këto gjëra. Unë jam pjekur tani dhe jam bërë një person që mund të klasifikojë gjëra të ndryshme shumë më mirë. Kur isha i ri, shpesh isha vetëm dhe tani po vërej një zhvillim të jashtëzakonshëm si person. Dua ta mbaj kështu ritmin sepse ndihem shumë më mirë për momentin. Kështu që jam i emocionuar të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja. Dëshira e madhe është të rikthehem në Bundesligë”, tha Avdijaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online