“Made in Albania”! E organizon vetë, firmos vetë, shpall vetë fituesin dhe në fund reagon Veliaj: Tani duhet vetëm të heshtim

Në Shqipëri jetojmë dhe jemi të mësuar tanimë se çuditë më të mëdha që mund të ndodhin në vendin tonë, duhet t’i trajtojmë si normalitet. Fjala skandal dhe çmenduri është bërë kaq shumë e përdorshme sa nuk tërheq më vëmendje. Pas ardhjes së Ceferin që u shpreh hapur se kur UEFA nuk ndërhyn në zgjedhjet e FSHF nuk mundet dot askush ta bëjë, “djali i dhomave të zhveshjes” e hoqi maskën e të urtit në pak ditë. Nëpërmjet Gjykatës së Tiranës kërkohej të mashtrohej opinioni publik për të dhënë idenë se fituesi i Shoqatës Rajonale Tiranë ishte Prodani.

Ndërkohë në zgjedhjet e bëra doli Alimehmeti me pjesën dërrmuese të votave dhe Prodani kishte marrë vetëm 2 vota. Pas kër.cënimeve të bëra para këtyre zgjedhjeve për të mbështetur kandidatin e preferuar të Veliaj dhe pasi pa që fjalët e tij që vijnë nga dhoma e zhveshjeve “nuk pinin ujë”, kryetari i Bashkisë ose siç preferohet të njihet ndryshe në këto kohë, aksioneri i Tiranës, vendosi që t’i organizonte vetë zgjedhjet.

“Ja ku e keni fletën, firmosni këtu”. Nëpërmjet këtyre “votimeve demokratike” dhe një mbledhje që nuk njihet nga askush tjetër përveçse vetë Veliajt me organet e tij të “drejtësisë”, në mënyrë qesharake kërkohet të ndryshohet fituesi i Shoqatës Rajonale të Tiranës. Pra kryetari i Bashkisë Tiranë dëshiron t’i tregojë Ceferin se vendimet që merren në UEFA, mund t’i hedh poshtë fare lehtë me një mbledhje paralele, si aksioneri i Tiranës gjithmonë dhe meqë Tirana është pjesë e UEFA-s.

Por akoma më e bukur ishte përgjigja e Veliajt pasi doli lajmi se Gjykata e Tiranës certifikoi si fitues Prodanin. “Tani që foli gjykata, ne të tjerët duhet të heshtim”. Paradoksale, në një moment kur vetë aksioneri i Tiranës ka bërë gjithë këtë zhurmë në këtë kohë, tanimë kërkon të shkruajë vetë edhe rezultatin e një ndeshje që ka e humbur thellë, por të tjerët duhet të…heshtin!

Arsyeja? Foli pikërisht Gjykata e Tiranës, ajo Gjykatë që vetë Veliaj tha se do t’ia nxinte jetën Armand Dukës nëpërmjet saj, SPAKU-ut, gjithë organeve të tjera të drejtësisë në vend, për të kaluar më pas edhe me CIA, NASA etj etj. Një tjetër histori e bukur në këto ditë të nxehta që po na afrojnë me verën, Veliaj nuk zhgënjen kurrë, përkundrazi, është në super formë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online