Vizita në Shtëpinë e Futbollit, Presidenti Duka priti në takim Ambasadorin e Hungarisë

Presidenti i FSHF-së, z. Armand Duka ka pritur në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, Ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, z. Lorant Balla. Kjo ishte hera e parë që diplomati hungarez vizitonte selinë e FSHF-së. Presidenti Duka i prezantoi Ambasadorit Balla investimin e kryer në Shtëpinë e Futbollit ku ndodhen zyrat e Federatës së Futbollit së bashku me dy mini-stadiumet që janë në proces si dhe e shoqëroi në një vizitë në Muzeun e FSHF-së ku u njoh me historinë e futbollit shqiptar dhe zhvillimet e mëdha sportive dhe infrastrukturore që kanë ndodhur në dekadën e fundit. Z. Balla është një njohës shumë i mirë i shqiptarëve, duke parë se më parë ka shërbyer si Ambasador i Hungarisë në Kosovë dhe zotëron shumë mirë gjuhën shqipe.

Në këtë takim, Presidenti Duka, i cili është në të njëjtën kohë edhe Konsull Nderi i Hungarisë në Shqipëri, shkëmbeu mendime me diplomatin hungarez për fushat e mundshme të bashkëpunimit mes palëve dhe projektet e futbollit shqiptar. Nga ana e tij, Ambasadori i Hungarisë shprehu kënaqësinë për investimet e rëndësishme që ka kryer dhe po kryen Federata Shqiptare e Futbollit dhe zhvillimin e madh që kanë transformuar futbollin shqiptar në aspektin cilësor. Gjithashtu, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vlerësoi mbështetjen dhe kujdesin që Ambasadori i Hungarisë ka dhënë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në aspektin sportiv, e veçanërisht sa i takon futbollit. Në fund, Presidenti Duka i dhuroi Ambasadorit Balla një foto historike të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Hungarisë, e zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” më 23 maj 1948.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online