Kukësi u mposht një ditë më parë nga Skënderbeu dhe verilindorët shpresojnë tani që Partizani të mos fitojë me Teutën në shtëpi. Kështu gara për titull do të ishte më e hapur. Gjithsesi ndeshja ka plot dhe takimi i radhës është pikërisht mes tyre.
Sfidën me Partizanin e ka humbur një prej titullarëve. Është Valon Ethemi ai që u ndëshkua me karton të verdhë në shtesë në Korçë dhe kështu ka plotësuar numrin e katër të verdhëve. Një mungesë e rëndësishme për Cungun, por gjithsesi nuk mungojnë alternativat.
Valdet Rama është përmirësuar në aspektin fizik dhe pushimi i kampionatit do e ndihmojë edhe më shumë atë. Gjithashtu i gatshëm do të jetë edhe braziliani Uilliam Kordeiro. Pritet që në sfidën me Partizanin të jenë rikuperuar plotësisht dyshja e mbrojtjes Cuculu-Rrumbullaku, çka e qetëson stafin teknik të Kukësit para sfidës me të kuqtë.