Rrënqethëse/ Ia kishte lënë amanet Kombëtaren, Nedim Bajrami shkoi te varri i gjyshit me fanellën e Shqipërisë: Gjysh, zgjodha SHQIPËRINË!

Emisioni “Koha Shtesë” vjen me një tjetër super intervistë dhe rrëfime të pazbuluara deri tani për disa lojtarë shqiptarë. Të gjitha këto i ka thënë ish-presidenti i Ferizajt, Heset Quza. Fillimisht Heset e nis rrëfimin e tij me një detaj vërtet interesant për të treguar ndryshimin e madh të shqiptarëve në futboll nga koha e atërheshme, në këtë aktualen. (Videon e plotë të intervistës e gjeni më poshtë)

“Përpara disa viteve, më kujtohet një intervistë në Koha Ditore. Shfrytëzoj rastin të them që në Kosovë nuk ka gazeta sportive të shkruara më, ka vetëm website, është e tmerrshme. Atëherë ishte një shkrim gati dy faqe, për një shqiptar të Kosovës, që punonte në një lavazho në Londër, afër Stamford Bridge. Dhe i gjithë shkrimi ishte sesi ai ia pastronte makinën John Terry, Drogba, se Mourinho i besonte shumë dhe i linte edhe çelësat e makinës. Nuk dua të keqkuptohem, e vlerësoj shumë atë personin dhe uroj që sa më mbarë t’i shkoj, por dua të kujtoj vetëm ku kemi qenë, krenoheshim me gjëra të tilla atëherë dhe tani kemi lojtarin tonë te Chelsea, Armando Brojën, kemi lojtarin tonë te Napoli, Amir Rrahmanin etj. Ishin dy faqe interviste të atij djali që i takonte yjet e Chelsea atëherë çdo ditë dhe ata kishin besim që ia linin makinën të lahej”, tha Quza.

Nga ana tjetër, Nedim Bajrami kishte një amanet nga gjyshi që të luante për Shqipërinë. Pasi la moshat e Zvicrës dhe zgjodhi kuqezinjtë, ish-presidenti i Ferizajt na zbulon edhe një detaj rrënqethës. “Mesa di unë, Nedim Bajrami ka marrë bluzën e Shqipërisë në fillim, ka shkuar te varri i gjyshit dhe ka thënë: “Do të luaj për Shqipërinë”. E kam dëgjuar nga të tjerët dhe kjo ma ka bërë mishin kokrra siç thoni ju në Shqipëri”, tha Quza. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *