“2 faqe interviste me shqiptarin që punonte në lavazho, vetëm se i lante makinën Mourinhos dhe Drogba”! Rrëfimi për t’u mos humbur: Tani kemi Armando Brojën te Chelsea

Emisioni “Koha Shtesë” vjen me një tjetër super intervistë dhe rrëfime të pazbuluara deri tani për disa lojtarë shqiptarë. Të gjitha këto i ka thënë ish-presidenti i Ferizajt, Heset Quza. Fillimisht Heset e nis rrëfimin e tij me një detaj vërtet interesant për të treguar ndryshimin e madh të shqiptarëve në futboll nga koha e atërheshme, në këtë aktualen. (Videon e plotë të intervistës e gjeni më poshtë)

“Përpara disa viteve, më kujtohet një intervistë në Koha Ditore. Shfrytëzoj rastin të them që në Kosovë nuk ka gazeta sportive të shkruara më, ka vetëm ëebsite, është e tmerrshme. Atëherë ishte një shkrim gati dy faqe, për një shqiptar të Kosovës, që punonte në një lavazho në Londër, afër Stamford Bridge. Dhe i gjithë shkrimi ishte sesi ai ia pastronte makinën John Terry, Drogba, se Mourinho i besonte shumë dhe i linte edhe çelësat e makinës. Nuk dua të keqkuptohem, e vlerësoj shumë atë personin dhe uroj që sa më mbarë t’i shkoj, por dua të kujtoj vetëm ku kemi qenë, krenoheshim me gjëra të tilla atëherë dhe tani kemi lojtarin tonë te Chelsea, Armando Brojën, kemi lojtarin tonë te Napoli, Amir Rrahmanin etj. Ishin dy faqe interviste të atij djali që i takonte yjet e Chelsea atëherë çdo ditë dhe ata kishin besim që ia linin makinën të lahej”, tha Quza. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online