Dy ndër lojtarët që kanë shkëlqyer te Flamurtari në fazën përgatitore për sezonin e ri kanë qenë dy afrikanët e marrë nga Besëlidhja, Lansinet Sidibe e Seku Kamara.
Futbollistë të rinj, por shumë të talentuar e energjikë, Sidibe e Kamara janë bërë menjëherë zgjedhje të para të trajnerit Shpëtim Duro, i cili nuk ka vendosur asnjë hierarki në skuadër, duke u dhënë hapësirë të gjithëve.
Megjithatë, për ndeshjen hapëse në Korçë Duro ka pasur një problem: lejohen vetëm 4 të huaj në fushë, ndërsa ai ka 5 në dispozicion, të gjithë rëndësishëm. Bushiç në sulm dhe Danilo Alvesh e Zhufo pas tij janë të konfirmuar në formacion, ashtu si Sidibe në mesin e fushës, ndaj i ka takuar Kamarasë të sakrifikohet. Në vend të tij tij do të luajë Jakovljeviç, i cili konsiderohet shqiptar, sepse ka pasaportë kosovare.
Ndërkaq, në qendër të mbrojtjes do të luajë Pollozhani, në vend të Veliut, i dëmtuar.
Formacioni i mundshëm i Flamurtarit
Nurkoviç
Siljanovski Bicaj Jakovljeviç Mersini
Useini Sidibe
Zhufo Pollozhani Alvesh
Bushiç