Rrëfimi tronditës i Moratës, shpëtoi falë psikologut

Alvaro Morata, sulmuesi i Çelsit dhe i Spanjës, tregoi për “ABC” momentin e errët, që kaloi gjatë sezonit të parë në Londër. “Isha jashtë vetes. Kisha inat ndaj të gjithëve: arbitra, rivalë, tifozë. Nuk isha i ekuilibruar, e kuptova dhe kërkova ndihmë të specializuar. Nuk ishte e lehtë, nuk mjaftojnë vetëm një apo dy javë për të marrë veten. Kur futbollistët dëgjojnë fjalën psikolog tremben, por unë e kuptova që kisha nevojë për ndihmë”.

“Gjatë verës mendova se ndoshta do të ishte më mirë të transferohesha te një skuadër me pritshmëri më të vogla, ndoshta mund të isha i lumtur. Dita-ditës e pashë veten në një vrimë të zezë, më dukej sikur edhe njerëzit e afërt nuk më donin. Kur ecja rrugës, njerëzit më thonin se duhej të largohesha nga Çelsi. Në ato momente preka fundin, nuk kuptoja çfarë po ndodhte”.

“Por, tani më është kthyer buzëqeshja. Gjithçka lidhet me anën psikologjike, mendja kontrollon trupin. U largova nga Reali i Madridit për të luajtur në Kupën e Botës, e megjithatë nuk luajta. Nuk besoj se do të arrij sërish një pikë kaq të ulët. E kaluara është hedhur mbrapa, në të ardhmen do të di të jem më i fortë përballë vështirësive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online