Karlo Ançeloti tregon ditët e para si napolitan. 59-vjeçari është i kënaqur me të gjithë dhe synimi është që Napoli i tij të jetë gati për sfidën e parë të kampionatit, transfertën romane përballë Lacios. Karleto është i lumtur dhe për faktin që tani do i duhet të komunikojë me lojtarët në gjuhën e tij, në italisht.
“Po bëjmë një punë të mirë dhe bilanci është pozitiv. Këtu kam gjetur një organizim të mirë. Gjithçka funksionon në perfeksion dhe të gjithë janë të sjellshëm dhe dashamirës. Ka shumë pasion dhe entuziazëm. Me pak fjalë, kam gjetur ambientin ideal për të punuar.”
“Grupi është i shëndetshëm me lojtarë me kualitet dhe njohuri. Kam në dispozicion një grup lojtarësh me cilësi, konkurues, të rinj dhe me cilësi të shkëlqyera fizike. Kjo gjë më jep shumë besim për sezonin qe do të nisim.”
Ançeloti ndalet dhe te raporti me presidentin De Laurentis dhe te sulmuesi Kavani. “Nuk kam debatuar kurrë me presidentin. Ka pritshmëri të mëdha kundrejt figurës time, kjo është normale, por mund t’ju them që kam gjetur një ambient fantastik. Të gjithë janë persona të ndërgjegjshëm dhe punojnë shumë. Deri tani po argëtohem dhe kur unë argëtohem, bëhem i rrezikshëm… Kavani? Janë vetëm fjalë merkato. Kam lojtarë dhe një ekip fantastik dhe të tjerët nuk më interesojnë”.