“Rrallë gjen si Kumbulla”, trajneri i Veronës ia thotë hapur lojtarit të tij: Marash ishte fenomen, ty të duhet rrugë e gjatë

Verona ka nxjerrë shumë futbollistë për nivelet e larta të futbollit italian pas një sezon fantastik që kaloi në Seria A. Por gjendja ka ndryshuar tërësisht në këtë kampionat pasi janë shitur të gjithë lojtarët më të mirë, ndërsa vendin e tyre e kanë zënë të tjetër futbollistë të rinjë që nuk e njohin njëri-tjetrin.

Kjo do të hapi jo pak telashe për trajnerin Juric, që me gjithë dëshirën e tij kërkon që të mbante të njëjtin grup si në sezonin e shkuar, por klubi nuk mund t’i rezistonte tundimit të ofertave. Marash Kumbulla ishte një prej largimeve, ndërsa vendin e tij e ka marrë Matteo Lovato. I pyetur nga mediat për një krahasim mes lojtarëve, nëse Lovato është një Kumbulla i ri”, Juriç e hedh tutje diplomacinë dhe flet hapur:

“Lovate më pëlqen shumë se po rritet. Por për mua Kumbulla është një fenomen. Kjo nuk do të thotë se Mateo nuk është, por Marashi i bënte detyrat në mënyrë të përsosur ashtu si edhe ia kërkoje. Rrallë gjen lojtarë si Kumbulla. Tani ne besojmë shumë te Mateo, por për mua do i duhet një rrugë shumë më e gjatë se Kumbullës”, u shpreh Juriç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online