“Këtu e shohin Klodian Duron si idhull”, aventura e re për trajnerin: Vetëm nga Kombëtarja, edhe po të gabojë…

Klodian Duro ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij teksa ka marrë drejtimin e Feronikelit. Një skuadër kjo e cila nuk është pjesë e Shqipërisë, por mbetemi ende në trevën shqiptare dhe pritja është e ngrohtë për figurën e shquar të Kombëtares.

Madje gazetarja Qëndresa Krelani në një intervistë për “Procesi Sportiv” ka treguar se Duro shihet si një idhull në Kosovë pasi u ka falur emocione me fanellën e kuqezinjëve, aq sa mund t’i falin edhe gabimet që mund të bëjë në të ardhmen.

“Klodian Duro shihet si idhull këtu për shkak të historisë që ka me Kombëtaren e Shqipërisë. E çfarëdo gabimi që mund të bëj në të ardhmen, do t’i falet sepse është shumë figurë e dashur për ne në Kosovë. Kjo pasi e kemi ndjekur gjithmonë Shqipërinë dhe pa kursyer asgjë. Tanimë Duro është pjesë e Feronikelit, një ekipi që vetëm po noton dhe nuk po sheh bregun. Është një shpresë me të dhe e konsiderojnë si një trajner krizash, që i zgjidh momente të tilla”, ka thënë Qëndresa Krelani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online