“Ata përkulin vijat për ta nxjerrë pozicion jashtë loje”, kapiteni i Liverpulit hedh dyshime për VAR-in

Pas futjes së VAR në botën e futbollit u mendua se do të minimizoheshin në masën maksimale gabimet që mund të ndodhin me arbitrimin në futboll. Por rasti dramatik në derbin mes Evertonit dhe Liverpulit ka ngjallur shumë diskutime.

Krim apo drejtësi? Çfarë ka bërë VAR-i në këtë përballje? Kjo ende nuk mund të thuhet saktësisht, teksa Liverpulit iu anulua goli në minutën e fundit. Një pozicion jashtë loje do të akordohej për Mane, por përsërija e pamjeve hap edhe shumë dyshime.

Për t’i hedhur më shumë “benzinë zjarrit” ka menduar kapiteni i Liverpulit, Henderson. “Ndonjëherë ata përkulin vijat për ta bërë si pozicion jashtë loje. Nuk e di sesi e bëjnë, por e kam parë edhe më para”, u shpreh Henderson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online