“Rrallë e kemi fatin në dorë”, Lorik Cana ua thotë hapur në Poloni: Kemi një avantazh kundër jush, quhet presion!

Lorik Cana ka folur në median polake “Sportoëe Fakt” atje ku komentoi prag ndeshjen Shqipëri-Poloni. Kapiteni i përjetshëm i Kombëtares e ka thënë hapur për polakët se Shqipëria nuk ka se çfarë të humb dhe ka një avantazh të madh ndaj tyre, presioni! Pra duke marrë parasysh tifozët në stadium dhe faktin se Polonia e ka detyrim vendin e dytë, ndryshe nga Shqipëria.

“Ne rrallë e kemi fatin në duart në këto evente. Nëse fitojmë me Poloninë, jemi afër Play Off. Dhe një situatë të tillë, jemi vërtet shumë afër.  Ky ishte rasti në kualifikueset e Kupës së Botës 2014, megjithëse nuk funksionoi në fund. Dhe në vitin 2016, kur shkuam në finalet e EURO.

Unë mendoj se ne kemi një avantazh ndaj jush. Quhet presion. Sidoqoftë, ishte Polonia që ishte dhe është favorite për të marrë vendin e dytë në grup. Pra, në parim, ju duhet, ne mundemi. Kjo mund të funksionojë në favorin tonë, por nuk ka asgjë për të fshehur: emocionet dhe shpresat do të jenë të mëdha në Shqipëri”, tha Cana. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online