Rrahmani kthehet te Dinamo dhe debuton me gol

Një vit më parë, në ditën e parafundit të merkatos verore, Dinamo e Zagrebit i pagoi 1.6 milionë euro Splitit, duke blerë qendërmbrojtësin shqiptar Amir Rrahmani, i cili një ditë më pas u xhirua te Lokomotiva e Zagrebit, klubi satelit i Dinamos.

Natyrisht, në një ekip si Dinamo, me shumë qendërmbrojtës, Rrahmani nuk mund të gjente shumë hapësirë, ndaj u vendos që të aktivizohej një vit te Lokomotiva, ku shkëlqeu, me 28 ndeshje në formacion, duke shënuar edhe një gol.

Tani 23-vjeçari është kthyer te Dinamo e Zagrebit dhe debutimi ka qenë perfekt, sepse dje Dinamo fitoi një miqësore kundër Muras sllovene 4-0, me Rrahmanin që u fut në minutën e 17-të dhe në minutën e 66-të shënoi golin e fundit të ndeshjes.

Rrahmani shpreson që të bindë drejtuesit dhe trajnerin e Dinamos që meriton një shans në formacion te Dinamo, shans që me siguri do t’i jepet, sepse është një investim shumë i rëndësishëm për klubin, që shpreson ta vlerësojë dhe ta shesë për shifra të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online