Kastrioti do të shkojë me moralin lart në Durrës, pasi triumfoi në ndeshjen e fundit me Tiranën. Krutanët do kërkojnë të surprizojnë Teutën, që në dy ndeshjet e para i ka marrë pikët e plota kundër krutanëve. Trajneri Devolli po punon me skuadrën dhe i duhet të vendosë në lidhje me formacionin.
Një nga dilemat ka qenë zëvendësuesi i kapitenit Emiljano Çela. Qendërmbrojtësi do të mungojë të shtunën për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Në vend të tij pritet të pozicionohet Dajan Shehi, lojtar i marrë në verë në huazim nga Teuta.
Ndërkohë ka një lajm të mirë nga braziliani Roxher Zhunio. Sulmuesi ka pasur probleme gjatë javës, por së fundmi është bashkuar me grupin dhe nuk rrezikon ta humbasë ndeshjen me Teutën. Madje pritet ta nisë nga minuta e parë kundër durrsakëve.