Roshi e Agolli, Shqipëri-Lihtenshtejn 2-0

Shqipëria zbret në fushë sot pa Armando Sadikun, i ulur në stol për probleme shëndetësore. Në vend të tij do të luajë Llullaku. Ndërkaq, befasi ka në mbrojtje, sepse Berat Gjimshiti ulet në stol, me Arlind Ajetin që fiton fanellën e titullarit krah Mavrajt.

KRONIKA

78′ SUPERGOL AGOLLI! Gjuajtje me të djathtën, nga jashtë zone, kapiteni gjen golin e sigurisë!!!

75′ Shpërthen Roshi në të djathtë, kroson dhe portieri devijon me vështirësi në këndore.

63′ Vazhdon furia e sulmeve kuqezi. Agolli nga distanca lëshon një gjuajtje të fuqishme, portieri mik devijon në këndore.

58′ Jemi zhbllokuar dhe tashmë po luajmë shumë mirë. Mavraj, pas një krosi, i shkon shumë pranë golit, por goditja e tij me kokë përfundon paksa mbi traversë.

54′ GOL SHQIPËRIA! Pas disa tentativash, kros në zonë nga këndorja, Basha goditi fuqishëm dhe një metër larg vijës fatale Roshi nuk gaboi, duke shtyrë topin në rrjetë.

51′ Rasti i parë i Shqipërisë në pjesën e dytë: sulm i shpejtë me shumë pasime, Llullaku në zonë godet fuqishëm, por paksa mbi traversë. Rast i mirë.

45′ MBYLLET PJESA E PARË. Nuk e bëjmë dot ekipin e madh. Nuk dimë t’i luajmë ndeshje të tilla, ku duhet të fitojmë lehtësisht e të dominojmë pa u lodhur. Lihtenshtejni u mbrojt fort për 45 minuta, pa u sforcuar shumë, sepse ritmi i lojës ishte i ulët. Stadiumi gjysmëbosh dhe temperaturat e larta janë problem më vete, por jo një justifikim, pasi Shqipëria duhet të bëjë shumë më tepër se kaq!

41′ 5-0 goditjet nga këndi, 76% zotërimi i topit për Shqipërinë, por… mungon goli dhe për fat të keq edhe rastet e pastra…

40′ Tenton edhe Llullaku, me një gjuajtje nga jashtë zone, por mbi traversë

34′ Një kros i rrezikshëm në zonë nga Memushaj gjen afër porte Roshin, por topi i prekur prej tij përfundon jashtë. Duhej shfrytëzuar më mirë ky rast. Lihtenshtejni nuk po vuan, na duhet urgjentisht një gol…

17′ Goditje dënimi pranë zonës për Shqipërinë, karton i verdhë për Malin të Lihtenshtejnit. Ekzekuton Memushaj, topi shkon mbi traversë.

8′ Goditje nga këndi për Shqipërinë, topi jashtë zone për Bashën, i cili godet fort, por jashtë. Rast i rrezikshëm.

6′ Llullaku mjaft aktiv, depërton drejt zonës, pason për Memushaj në qendër, por vlonjati mundohet të shmangë dy mbrojtës dhe ia largojnë topin. I njëjti sulm pak më vonë, Llullaku godet, por jashtë.

Botërori 2018/ Kualifikuese

E shtunë, ora 18.00, Elbasan Arena

Shqipëri – Lihtenshtejn      2-0

Shënues: Roshi 54′, Agolli 78′

Shqipëri: Berisha – Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli – Basha, Abrashi – Grezda, Memushaj, Roshi – Llullaku. Të gatshëm: Alban Hoxha, Strakosha, Balliu, Lila, Gjimshiti, Veseli, Kukeli, Memolla, Ahmedi, Hyka, Latifi, Sadiku

Lihtenshtejn: Jehle – Gëpel, Malin, Kaufman, Kuintans – Martin Byhel – Salanoviç, Hasler, Vizer, Burgmajer – Janik Frik. Të gatshëm: Majer, Hobi,  Brendël, Fabio Volfinger, Livio Majer, Erne, Jildiz, Matias Sele, Hofer, Sandro Volfinger, Riter, Aron Sele

Gjyqtarë: Sergei Lapoçkin (RUS), Aleksei Lebedev (RUS), Aleksei Lunev (RUS), Mihail Vilkov (RUS)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *