Kastrioti përgatit dy goditje “big”

0

Bujar Balliu

Kastrioti ka qenë një nga skuadrat më aktive në tregun e verës, madje,  deri më tani krutanët kanë kryer mbi 10-të afrime cilësore. Konkretisht, lojtarë titullarë dhe të spikatur të Kategorisë së Parë, por edhe në Superiore. Ndryshimi pozitiv në radhët e krutanëve është parë edhe në ndeshjet miqësore me ekipet elitare, ku skuadra e Nikajt ka treguar se do të jetë një ekip solid dhe potent në sezonin e ardhshëm, duke synuar vetëm rikthimin në elitë. Megjithatë, drejtuesit nuk po ndalen në merkato edhe në këto ditë të fundit të tregut. Burime pranë skuadrës, bëjnë me dije se krutanët janë në bisedime me dy lojtarë që do t’i bënin shumë punë në sezonin e ri. Klubi ende nuk i ka bërë publik emrat e futbollistëve me të cilët po negociohet. Nga sa bëhet e ditur, njëri nga futbollistët është lojtar i Seria C, në Itali dhe pritet që të bëj diferencën, jo vetëm në radhët e Kastriotit, por edhe në Kategorinë e Parë.

PAPA – Mesfushori me tipare sulmuese Enriko Papa, i cili në karrierë ka luajtur me disa skuadra të Kategorisë së Parë dhe Superiores, pritet që të jetë një nga afrimet e krutanëve këto ditë. Kuçovari 24- vjeçar, është një lojtar i njohur dhe me një “CV” të pasur, pasi më parë ka luajtur për shumë skuadra me emër si: Tirana, Tomori, Butrinti. Apolonia, Teuta dhe Bylis. Sezonin e fundit, Papa ka qenë pjesë e skuadrës së Teutës së Durrësit. Krutanët në qoftë se i mbyllin me sukses bisedimet me dy lojtarët, kompletohen për sezonin e ri, të cilin e nisin më 13 shtator në sfidën e Kupës përballë Vllaznisë.

Sot, testi me Dinamon

Sot, në orën 17:00, në stadiumin “Kastrioti” do të luhet miqësorja e radhës me skuadrën e Dinamos. Në këtë sfidë, jo vetëm trajneri Krepi por edhe ai kundërshtar Allmuça, do të “kristalizojnë” formacionet dhe skuadrat e tyre në prag të sezonit të ri futbollistik.  Tekniku Samuel Nikaj kërkon të mbajë të karikuar skuadrën e tij përpara startit të sezonit të ri të Kategorisë Parë,

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.