Ronaldo turfullon: Dua të kthehem në Angli!

Nejmari iku nga Barça për sfida të reja dhe për një grusht euro më shumë, Ronaldo mund ta lërë Realin për arsyen e dytë.

Në gjyq për evazion fiskal, ylli portugez akuzohet se ka fshehur rreth 15 milionë euro, akuzë e hedhur poshtë prej tij.

Ndonëse të hënën Kristiano pati një seancë me dyer të mbyllura me gjykatësen Monika Gomez Ferrer, tashmë Radio Cadena Ser zbardh pjesë nga deklarata e Ronaldos, pasi si zakonisht regjistrimet bëhen publike pa u dalë autori, që mund të jetë vetë portugezi.

“Nuk kam pasur kurrë probleme të tilla në Angli, ndaj do doja të kthehesha aty”, turfulloi Ronaldo, një deklaratë që nuk lë të kuptosh a ka gjë reale, apo thjesht kërcënim.

Sidoqoftë, edhe pse 32 vjeç, Ronaldo është në majë dhe kush e do, do të duhet të zbrazë xhepat dhe të futet në borxhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online