Flasim për një 33-vjeçar që ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Juventusin. Kristiano Ronaldo i ka vënë një qëllim vetes dhe do të thyejë çdo limit për të luajtur në nivele të larta. Sulmuesi portugez ka kryer vizitat mjekësore në Torino dhe përgjigjet kanë qenë mbresëlënëse.
Specialisti Matteo Bonetti ka postuar në profilin e tij në twitter se sulmuesi mund të krahasohet me një 20-vjeçar për aftësitë që ka treguar. Në analizat e fundit ai kishte yndyrë vetëm 7%, pra 4-5% më pak se ç’duhet të ketë një lojtar i moshës së tij. Po ashtu masa muskulore e tij është 50%, mbi 4% më e lartë se mesatarja.
Cristiano Ronaldo’s physical state has been compared to a 20 year old after his Juve medical.
Body fat: 7% (10-11% is avg w/pros)
Muscular mass: 50% (46% is avg w/pros)
Ran 33.98km in World Cup, fastest in the entire tournament— Matteo Bonetti (@TheCalcioGuy) July 23, 2018
Së fundmi, 33-vjeçari ka blerë një pajisje nga NASA për t’u stërvitur në kushte sa më të vështira, që në fushë të jetë sa më i lirshëm. Pajisja e re i heq forcën e gravitetit deri në 80%, çka do të thotë se e pret një stërvitje akoma dhe më e fortë Ronaldon që nuk njeh moshë.