Kristiano Ronaldo është një në situatë shumë të vështirë, kjo për shkak se është akuzuar për përdhunim dhe ndaj tij është ngritur një padi. Në Katerin Majorga pretendon se portugezi e ka përdhunuar në vitin 2009, por po ashtu ka shtuar se 33-vjeçari i ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash, për të heshtur.
Kjo i ka trazuar shumë ujërat për lojtarin e Jventusit që është në qendër të vëmendjes dhe duhet të mendojë edhe për jetën jashtë fushës së blertë. Hetimet vijojnë dhe janë drejt përfundimit, por shpenzimet e sulmuesit kane qenë marramendëse, pasi siç raporton “The Sun” shuma e shpenzuar është afro një milion dollar.
Një shumë e madhe, por për këtë rast Ronaldo ka angazhuar jo vetëm një grip avokatësh me emër, por dhe një ish-oficer police, si dhe një përgjegjës për ,marrëdhënien me mediat dhe publikun, për të mos krijuar rrëmujë mediatike dhe për të prishur imazhin e tij.