Ronaldo: Nuk kam para për Interin, Ikardi biznes i shkëlqyer

Ronaldo, braziliani i sulmit, nuk e ka braktisur futbollin. Tanimë po jep kontributin e tij edhe në aspektin financiar. Para disa kohësh bleu shumicën e aksioneve të Vajadolidit dhe është president i klubit spanjoll.

Ia ka folur për Sky Sport dhe tregon se si është të jetë në krye të një klubi: “Punohet shumë kur je president, me shumë se kur isha futbollist. Jam shumë i zënë me punë të Vajadolid, por jam i lumtur. Bëj diçka që më pëlqen”.

I ngacmuar, nëse e mendon që një ditë do të donte të jetë president i Interit, ai shton: “Nuk e kam menduar kurrë, por Interin e kam në zemër dhe nuk do e përjashtoj. Tani nuk i kam paratë për ta blerë dhe mjaftohem me Vajadolid. Në të ardhmen, ndoshta, nuk i dihet”.

“Interi është përmirësuar shumë në krahasim me të shkuarën, po rritet, edhe pse Juve është shumë më i fortë në Itali. Më vjen keq për atë që i ndodhi Interit në Champions League, ishte zhgënjim i madh. Besoj se i kishte gjithë mundësitë të kualifikohej. Gjithsesi, Spaleti është trajneri i duhur, thjesht shpresoj që Interi të nisë të fitojë shpejt. Duhet ta bëjë patjetër këtë gjë”.

“Ikardi? Një flamur i Interit, sulmues i madh. Nuk është e lehtë ta shesësh, ka kosto të madhe, por nëse e mban, Interi bën një biznes të shkëlqyer për tani dhe të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online